Nagavci: Paga minimale tashmë është 500 euro, Qeveria ndau 15 milionë euro për subvencionimin e energjisë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvendin e Kosovës për rritjen e kostos së jetesës dhe masat e Qeverisë për mbështetjen e qytetarëve gjatë vitit 2026. Duke folur në seancën plenare, Nagavci ka thënë se muajt e dimrit dhe festat e fundvitit sjellin shpenzime shtesë për familjet, veçanërisht për…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvendin e Kosovës për rritjen e kostos së jetesës dhe masat e Qeverisë për mbështetjen e qytetarëve gjatë vitit 2026.
Duke folur në seancën plenare, Nagavci ka thënë se muajt e dimrit dhe festat e fundvitit sjellin shpenzime shtesë për familjet, veçanërisht për ngrohje dhe energji elektrike.
Ajo ka theksuar se krizat dhe konfliktet ndërkombëtare kanë ndikuar në rritjen e çmimeve edhe në Kosovë, por sipas saj, ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim.
“Kriza ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë mirë, mirëpo ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet se cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit apo lëndës së parë dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive”, ka deklaruar Nagavci.
Ajo ka përmendur masat që Qeveria ka ndërmarrë gjatë vitit 2026 për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve.
Nagavci ka theksuar se paga minimale është rritur në dy faza, fillimisht në 425 euro nga janari dhe më pas në 500 euro nga korriku i këtij viti.
Po ashtu, ajo ka përmendur rritjen e shtesave për lehona, si dhe pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, studentët aktivë dhe punëtorët e sektorit privat, në kuadër të pakos për përballjen me inflacionin 2.0.
Ndër të tjera, Nagavci ka bërë të ditur se për vitin 2026/2027 është miratuar programi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.
“Për vitin 2026-2027, Qeveria ka miratuar programin e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme, me rreth 15 milionë euro të parapara”, ka deklaruar ajo. /Lajmi.net/