Hajnat ia mësyjnë shtëpisë në Ferizaj, ia vjedhin katër armë në vlerë prej 8 mijë eurosh

Një shtëpi në rrugën “Hamit Tmava” në Ferizaj është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona të panjohur kanë vjedhur katër armë të gjata. Rasti është raportuar më 11 nëntor nga pronari i shtëpisë, shtetas kosovar që jeton jashtë vendit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në…

Lajme

12/11/2026 09:06

Një shtëpi në rrugën “Hamit Tmava” në Ferizaj është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona të panjohur kanë vjedhur katër armë të gjata.

Rasti është raportuar më 11 nëntor nga pronari i shtëpisë, shtetas kosovar që jeton jashtë vendit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në shtëpi përmes dritares, nga ku kanë marrë katër armë, tri prej të cilave ishin armë gjahu.

Pronari ka deklaruar se posedonte leje valide për armët e vjedhura, vlera e përgjithshme e të cilave llogaritet rreth 8 mijë euro.

Përveç kësaj, dëmi i shkaktuar nga hyrja me forcë në shtëpi vlerësohet rreth 2 mijë euro.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/