Arrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë, dyshohet se i vërtetoi dokumente një personi që të regjistroi tri prona komunale

Një zyrtar komunal është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka vërtetuar dokumente të dyshuara duke mundësuar që i dyshuari të regjistroi tri prona komunale në emrin e tij. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 2022-2023. Me datë 11.11.2026 DHKEK, njësia për hetimin e falsifikimit të dokumenteve, me autorizim të prokurorit kanë…

Lajme

12/11/2026 09:07

Një zyrtar komunal është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka vërtetuar dokumente të dyshuara duke mundësuar që i dyshuari të regjistroi tri prona komunale në emrin e tij.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 2022-2023. Me datë 11.11.2026 DHKEK, njësia për hetimin e falsifikimit të dokumenteve, me autorizim të prokurorit kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, zyrtar komunal i Prishtinës, me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte vërtetuar dokumente të dyshuara duke mundësuar që i dyshuari mashkull kosovar, të regjistroi tri prona komunale në emrin e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/