Moti sot në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 19 gradë

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius. Era do të fryjë nga…

Lajme

12/11/2026 08:51

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.