Pacolli: Janë arrestuar dy vartës të Valon Llukës, kudo që shfaqet emri i tij duhet të bëhen hetime

Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në ‘facebook’ ka thënë se sot janë arrestuar dy persona që sipas tij kanë punuar bashkë me Valon Llukën. Sipas ish-presidentit të Kosovës, Lluka ka dëmtuar kompaninë “Hirano” me sli në Mitrovicë dhe pretendon se ai përmes saj ka vjedhur fondet e BE-së të dedikura për ndërtimin e…

Lajme

11/11/2026 16:41

Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në ‘facebook’ ka thënë se sot janë arrestuar dy persona që sipas tij kanë punuar bashkë me Valon Llukën.

Sipas ish-presidentit të Kosovës, Lluka ka dëmtuar kompaninë “Hirano” me sli në Mitrovicë dhe pretendon se ai përmes saj ka vjedhur fondet e BE-së të dedikura për ndërtimin e fabrikës.

Pacolli thotë se Lluka ka vepruar duke mashtruar që nga kompania “Hirano” deri tek Aeroporti Ndërkombëtare i VLorës.

“Mashtrime tani po zbulohen duke filluar nga Hirano në Mitrovicë , kompanitë e Grupit Mabetex ku Valon Lluka ka vepruar e deri te mashtimi i tij i famshëm Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Sot janë arrestuar edhe dy persona që kanë punuar si vartës të Valon Llukës, në kompaninë Hirano, pjesë e Grupit Mabetex, e administruar nga Valon Lluka. Valon Lluka këtu, sipas dokumentacionit në dispozicion të prokurorisë, nuk ka dëmtuar vetëm kompaninë Hirano në Mitrovicë, aksionarët e saj, por nëpërmjet mashtrimeve kanë vjedhur edhe fondet e Bashkimit Europian që ishin dedikuar për zhvillimin e kësaj fabrike.

Këto zhvillime e përforcojnë punën korrekte të organeve të drejtësisë së Kosovës dhe kërkesën tonë për hetimin e plotë të dyshimeve për keqpërdorimet që kemi  denuncuar si ilegale. Çdokund, pothuajse ku ka operuar Valon Lluka jemi duke zbuluar parregullësi që kanë shkaktuar dame kolosale kompanisë tonë e që janë si rezultat i mashtrimeve e hajnisë në kundershtim të normave të mirësjelljës, edukatës dhe detyrimeve kontraktuale të cdo punëmarrësi.  Keto

Mashtrime tani po zbulohën duke filluar nga Hirano në Mitrovicë , kompanitë e Grupit Mabetex ku Valon Lluka ka vepruar e deri te mashtimi i tij i famshëm Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.

Aty ku shfaqët emri i Valon Llukës kërkohët sqarim!. Nga drejtësija kërkojmë që roli i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij, si dhe çdo kontratë, transaksion apo vendim i dyshimtë, të hetohen deri në fund. Çdo dëm  do të dokumentohet nga drejtësija e cila do të përcakton edhe përgjegjësitë e seicilit.

Kam kaluar dekada duke ndërtuar kompani dhe duke krijuar vende pune. U kam besuar njerëzve dhe u kam dhënë përgjegjësi, por askujt të drejtën ta keqpërdorë këtë besim.

Nuk kërkoj hakmarrje apo dënime pa prova. Kërkoj të vërtetën dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Do të përdorim çdo mjet ligjor për të mbrojtur interesat tona dhe nuk do të heqim dorë.

Nga Hirano deri në Vlorë, çdo dyshim i mbështetur në prova duhet të zbardhet dhe shpresojmë që edhe organet e drejtësisë në Shqipëri do të funksionojnë sipas ligjit!