400 euro gjobë dhe 10 muaj pa patentë-shoferë – Policia identifikon të dyshuarit që shkaktuan aksident gjatë garave ilegale në Trudë
Policia e Kosovës, ka identifikuar shoferët e përfshirë në gara ilegale të shpejtësisë në autostradë në Trudë, ku është shkaktuar një aksident. Të njëjtit janë gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar vozitja. Atyre iu janë konfiskuar automjetet me dyshime për modifikim dhe do të dërgohen në kontrolle…
Lajme
Policia e Kosovës, ka identifikuar shoferët e përfshirë në gara ilegale të shpejtësisë në autostradë në Trudë, ku është shkaktuar një aksident.
Të njëjtit janë gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar vozitja.
Atyre iu janë konfiskuar automjetet me dyshime për modifikim dhe do të dërgohen në kontrolle të jashtëzakonshme teknike.
“Njësia për Kontroll të Autostradave, më 10.11.2026 në kuadër të planit Operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”, ka identifikuar shoferët duke zhvilluar gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € , 4 pikë negative dhe nga 10 muaj u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe automjetet janë konfiskuar me dyshime për modifikim dhe do të dërgohen në kontroll të jashtëzakonshme teknike”, ka njoftuar Policia.
Gjatë këtyre garave është shkaktuar një aksident ku një person është lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, më 8 nëntor kur ka ndodhur aksidenti është deklaruar për media, duke bërë të ditur se si pasojë e vetaksidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Sot në mesditë Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Njësia për kontroll në autostradë i është përgjigjur menjëherë informatës dhe ka konstatuar se në autostradë, relacioni Mazgit-Trudë, ishte shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ishte i përfshirë”, ka thënë Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e këtij vetaksidenti. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: