Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me disa personalitete franceze dhe përkrahës të Kosovës, një ditë para nisjes zyrtare të Forumit të Paqes në Paris. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se është takuar me Alain Richard, Gilles Pernet, Sébastien Gricourt, Véronique Nahoum-Grappe, Frédérique Duversin dhe Florence Hartmann. Ai…

Lajme

09/11/2026 18:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takime me disa personalitete franceze dhe përkrahës të Kosovës, një ditë para nisjes zyrtare të Forumit të Paqes në Paris.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se është takuar me Alain Richard, Gilles Pernet, Sébastien Gricourt, Véronique Nahoum-Grappe, Frédérique Duversin dhe Florence Hartmann.

Ai i ka cilësuar ata si miq të Republikës së Kosovës, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar dhe vazhdojnë të jenë të lidhur me vendin.

Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për përparimin demokratik të Kosovës, zhvillimin ekonomik, investimet në siguri dhe mbrojtje, si dhe planet për mandatin e ri qeverisës.

Një nga temat e diskutimit, sipas tij, ka qenë edhe aktgjykimi i 16 shtatorit dhe angazhimi për korrigjimin e tij në procedurën e apelit.

Kurti ka theksuar gjithashtu rëndësinë e rolit të Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Në postimin e tij, kryeministri ka përmendur kontributin e secilit prej personaliteteve në mbështetjen e Kosovës, duke veçuar angazhimin e tyre në periudha të ndryshme, përfshirë kohën e luftës së vitit 1999, drejtësinë ndërkombëtare, kulturën dhe promovimin e shtetësisë së Kosovës. /Lajmi.net/