Deklarata e Pavarësisë largohet nga vendi i saj në Presidencë, në vend të saj vendoset një punim me filigran
Fotografitë e fundit të publikuara nga Presidenca kanë zbuluar ndryshime në hapësirën ku më parë ishte e vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Presidentja Justina Shiroka Pula duket se ka vendosur që në vend të Deklaratës të vendoset një punim me filigran. Ndryshime janë vërejtur edhe në pozicionimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova,…
Lajme
Fotografitë e fundit të publikuara nga Presidenca kanë zbuluar ndryshime në hapësirën ku më parë ishte e vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.
Presidentja Justina Shiroka Pula duket se ka vendosur që në vend të Deklaratës të vendoset një punim me filigran.
Ndryshime janë vërejtur edhe në pozicionimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila nuk ndodhet më në vendin e mëparshëm, por është zhvendosur anash.
Deri më tani, nuk ka ndonjë sqarim zyrtar nga Presidenca lidhur me arsyet e këtyre ndryshimeve dhe vendimin për largimin e Deklaratës së Pavarësisë nga hapësira ku ishte ekspozuar më parë.