Kurti ikën sërish nga përgjigja për shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të deklarohet për media lidhur me kërkesat për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Kurti ka refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ndërsa protestuesit nga Kolektivi për Mendim Feminist po vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e dy ministrave, pas…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të deklarohet për media lidhur me kërkesat për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Kurti ka refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ndërsa protestuesit nga Kolektivi për Mendim Feminist po vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e dy ministrave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale për këtë rast, duke këmbëngulur në shkarkimin e ministrave përkatës.
Deri tani u shkarkuan 11 policë, u suspendua Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj, prokurorja Arlinda Gacaferri Nallbani si dhe dorëheqje morale dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Derisa kërkesat ishin që edhe dy ministrat të shkarkohen apo dorëhiqen, Kurti vazhdon të heshtet duke mos u “pajtuar” me këtë kërkesë./Lajmi.net/