Gjendet 13 vjeçari i zhdukur në Ferizaj, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 13 vjeçari me inicialet I.Q, i cili ishte raportuar si i zhdukur më 1 nëntor 2026, pasi ishte larguar nga strehimorja në Dardani të Ferizajt dhe ishte nën përkujdesjen e QPS-së. Ai është gjetur afër një qendre tregtare në Ferizaj dhe është dorëzuar në stacionin policor në…

Lajme

05/11/2026 08:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur 13 vjeçari me inicialet I.Q, i cili ishte raportuar si i zhdukur më 1 nëntor 2026, pasi ishte larguar nga strehimorja në Dardani të Ferizajt dhe ishte nën përkujdesjen e QPS-së.

Ai është gjetur afër një qendre tregtare në Ferizaj dhe është dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

“Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, i mituri është vendosur për strehimin e tij të përkohshëm në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente. Policia dhe institucionet përkatëse po vazhdojnë trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: