Gjykata e dënon Sylejmon Jusufin për narkotikë: 4 vjet burg dhe 8 mijë euro gjobë
Sylejmon Jusufi është shpallur fajtor për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Sipas njoftimit për media, ai është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë. Dënimi do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, raporton lajmi.net…
Lajme
Sylejmon Jusufi është shpallur fajtor për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas njoftimit për media, ai është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë. Dënimi do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, raporton lajmi.net
Përveç dënimit, Jusufi obligohet të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Këto pagesa duhet të kryhen brenda 15 ditësh, por jo më vonë se tre muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Gjykata ka përcaktuar se gjoba prej 8 mijë eurosh duhet të paguhet brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Në rast se i dënuari nuk mund ose nuk dëshiron ta paguajë atë, gjoba mund të zëvendësohet me burgim, duke llogaritur 20 euro për një ditë burg.
Pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në kontest civil.
Ndaj aktgjykimit palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, brenda afatit prej 30 ditësh./Lajmi.net/