Dy persona ndalohen në Pejë nën dyshimin për grabitjen e një shtetaseje të huaj
Dy persona janë ndaluar me urdhër të ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores së Pejës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Grabitja”. Të dyshuarit dyshohet se gjatë mbrëmjes së kaluar kanë grabitur një shtetase të huaj. Rasti është konfirmuar edhe për Lajmi.net nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. Ai ka bërë të ditur…
Lajme
Dy persona janë ndaluar me urdhër të ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores së Pejës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Grabitja”.
Të dyshuarit dyshohet se gjatë mbrëmjes së kaluar kanë grabitur një shtetase të huaj.
Rasti është konfirmuar edhe për Lajmi.net nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores, së bashku me zyrtarë policorë, e kanë vizituar viktimën në strehimore për t’u informuar nga afër për gjendjen e saj.
“Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d. Kryeprokurores për veprën penale Grabitja. Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj.
Po ashtu, u.d. Kryeprokurorja bashkë me zyrtarët policorë kanë vizituar në strehimore viktimën për të parë nga afër gjendjen e saj”, ka konfirmuar Nikçi.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.