Kurti: Shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind nga janari 2027

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind nga janari i vitit 2027, si pjesë e planit të Qeverisë për dyfishimin e tyre gjatë mandatit. Kurti ka thënë se rritja do të realizohet në katër faza, me nga 25 për qind çdo vit, deri në…

Lajme

02/11/2026 16:41

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të rriten për 25 për qind nga janari i vitit 2027, si pjesë e planit të Qeverisë për dyfishimin e tyre gjatë mandatit.

Kurti ka thënë se rritja do të realizohet në katër faza, me nga 25 për qind çdo vit, deri në janar të vitit 2030.

“Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijë gjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në katër faza, me nga 25 për qind çdo vit mbi shumën aktuale. Nga janari i vitit 2027 shtesat rriten për 25 për qind, pastaj edhe në janar të vitit 2028, në janar të vitit 2029 dhe në janar të vitit 2030 kompletohet rritja graduale”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka dhënë edhe shembuj konkretë se sa do të përfitojnë familjet nga kjo rritje.

Sipas tij, një familje me dy fëmijë, e cila aktualisht merr 60 euro në muaj, nga janari 2027 do të përfitojë 70 euro, ndërsa një familje me katër fëmijë, që aktualisht merr 180 euro, do të marrë 225 euro.

Rritja e shtesave për fëmijë është pjesë e masave të parapara në Projektbuxhetin për vitin 2027. /Lajmi.net/