Ish-gjyqtari spanjoll shpërthen: Ka urrejtje ndaj katalanasve në futboll

Ish-gjyqtari katalanas Xavier Estrada Fernandez ka ngritur akuza të forta ndaj strukturave të arbitrimit në Spanjë, duke pretenduar se mungesa e gjyqtarëve katalanas në elitën e futbollit lidhet me atë që ai e cilësoi si “urrejtje ndaj katalanasve”. Duke folur në podkastin “La Reinaixença”, ish-arbitri i La Ligës kritikoi përfaqësimin e vogël të katalanasve në…

Sport

30/10/2026 19:43

Ish-gjyqtari katalanas Xavier Estrada Fernandez ka ngritur akuza të forta ndaj strukturave të arbitrimit në Spanjë, duke pretenduar se mungesa e gjyqtarëve katalanas në elitën e futbollit lidhet me atë që ai e cilësoi si “urrejtje ndaj katalanasve”.

Duke folur në podkastin “La Reinaixença”, ish-arbitri i La Ligës kritikoi përfaqësimin e vogël të katalanasve në nivelet më të larta të arbitrimit, pavarësisht numrit të madh të licencave federative në këtë rajon.

Sipas tij, në Kataloni janë të regjistruar më shumë se 2.000 gjyqtarë, por vetëm një numër i vogël arrijnë të drejtojnë ndeshje në elitën e futbollit spanjoll apo në arenën ndërkombëtare.

Estrada Fernandez, i njohur për kritikat e vazhdueshme ndaj Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), theksoi se arbitrat duhet të vlerësohen vetëm në bazë të aftësive dhe performancës së tyre, e jo sipas rajonit nga vijnë.

Deklaratat e tij kanë rikthyer debatin për përfaqësimin e gjyqtarëve nga rajone të ndryshme në futbollin spanjoll.