Nga mijëra euro te vetëm 30 euro, kaq deklaruan partitë për donacione në tre muaj
Partitë politike në Kosovë kanë deklaruar shuma të ndryshme të donacioneve dhe kontributeve në të holla, sipas raporteve financiare për periudhën korrik–shtator 2026. Sipas të dhënave të paraqitura, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar gjithsej 5 mijë e 500 euro donacione dhe kontribute në të holla. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka deklaruar 30 euro, ndërsa…
Lajme
Partitë politike në Kosovë kanë deklaruar shuma të ndryshme të donacioneve dhe kontributeve në të holla, sipas raporteve financiare për periudhën korrik–shtator 2026.
Sipas të dhënave të paraqitura, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar gjithsej 5 mijë e 500 euro donacione dhe kontribute në të holla. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka deklaruar 30 euro, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka raportuar 500 euro, shkruan lajmi.net.



Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka deklaruar donacione dhe kontribute në të holla në të dhënat e shqyrtuara.
Këto shuma paraqesin donacionet dhe kontributet në të holla të deklaruara nga partitë për periudhën përkatëse dhe nuk përfshijnë kategori të tjera të financimit apo shpenzimeve të tyre. /Lajmi.net/