VV-ja shpenzoi mbi 269 mijë euro për tre muaj, deklaroi vetëm 30 euro donacione, 10 euro për muaj
Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar gjithsej 269 mijë e 544 euro gjatë periudhës korrik-shtator 2026, ndërsa për të njëjtën periudhë ka deklaruar vetëm 30 euro donacione nga një person. Të dhënat dalin nga raportet financiare tremujore të subjekteve politike, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raporton lajmi.net Sipas raportit, Vetëvendosje ka deklaruar shpenzime prej 76…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar gjithsej 269 mijë e 544 euro gjatë periudhës korrik-shtator 2026, ndërsa për të njëjtën periudhë ka deklaruar vetëm 30 euro donacione nga një person.
Të dhënat dalin nga raportet financiare tremujore të subjekteve politike, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raporton lajmi.net
Sipas raportit, Vetëvendosje ka deklaruar shpenzime prej 76 mijë e 954 eurosh në korrik, 121 mijë e 620 eurosh në gusht dhe 70 mijë e 968 eurosh në shtator.
Ndërkohë, donacionet e deklaruara nga kjo parti për tre muajt arrijnë në vetëm 30 euro, të ndara nga 10 euro për secilin muaj.

Sa u përket kategorive të shpenzimeve, Vetëvendosje ka raportuar 68 mijë e 51 euro për mallra dhe shërbime, ndërsa për qira ka paguar 48 mijë e 501 euro.
Raportet financiare tremujore janë publikuar nga KQZ-ja në kuadër të detyrimeve për transparencën financiare të subjekteve politike, sipas Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Raportet e plota për periudhën korrik-shtator 2026 mund të gjenden në faqen zyrtare të KQZ-së: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/