LDK-ja shpenzoi mbi 163 mijë euro gjatë periudhës korrik-shtator 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar gjithsej 163 mijë e 644 euro gjatë periudhës korrik-shtator të këtij viti. Të dhënat janë bërë publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka publikuar raportet financiare tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net Raportet për periudhën korrik-shtator 2026 janë të qasshme për…

Lajme

27/10/2026 11:18

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar gjithsej 163 mijë e 644 euro gjatë periudhës korrik-shtator të këtij viti.

Të dhënat janë bërë publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka publikuar raportet financiare tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net

Raportet për periudhën korrik-shtator 2026 janë të qasshme për publikun në faqen zyrtare të KQZ-së.

Ato mund të gjenden në këtë vegëz:

Raportet përfshijnë shpenzimet e realizuara nga partitë politike gjatë tre muajve, korrik, gusht dhe shtator, duke ofruar të dhëna për financat e tyre gjatë kësaj periudhe.

Publikimi i këtyre raporteve nga KQZ-ja u mundëson qytetarëve dhe mediave të informohen për shpenzimet financiare të partive politike dhe të përcjellin mënyrën se si ato raportojnë financat e tyre./Lajmi.net/