Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe një mesazh prekës përmes të cilit shprehin dhimbjen për humbjen e Rinës, raporton lajmi.net “Mëngjesi i sotëm na…

ShowBiz

23/10/2026 17:47

Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe një mesazh prekës përmes të cilit shprehin dhimbjen për humbjen e Rinës, raporton lajmi.net

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, thuhet në mesazhin e familjarëve.

Artistja e re në rritje, e njohur me emrin “Rinessance, prej kohësh po përballej me tumorin në tru.

Për 25-vjeçaren ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhje fondesh, për të përballuar kostot e mjekimit./Lajmi.net/