Tentuan ta ndalin veturën e viktimës dhe e qëllojnë me armë- detaje nga rasti në Deçan

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Deçan. Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka deklaruar se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që kishin tentuar ta ndalojnë veturën e ankuesit mashkull dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit. Pistoleta që dyshohet se është përdorur…

Lajme

23/10/2026 10:14

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Deçan.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka deklaruar se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që kishin tentuar ta ndalojnë veturën e ankuesit mashkull dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit.

Pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/