Podujevë: Arrestohet një person, sekuestrohen drogë, armë dhe cigare elektronike me THC

Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arresutar një person në Podujevë. Atij gjatë kontrollit i janë gjetur 428 gramë substancë narkotike, transmeton lajmi.net. Po ashtu, atij o kamë gketir edhe kokainë, cigare elektrike me substancë narkotike, armë zjarri dhe një peshore. Raporti i plotë: POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE Podujevë…

Lajme

23/10/2026 10:09

Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arresutar një person në Podujevë.

Atij gjatë kontrollit i janë gjetur 428 gramë substancë narkotike, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, atij o kamë gketir edhe kokainë, cigare elektrike me substancë narkotike, armë zjarri dhe një peshore.

Raporti i plotë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Podujevë 22.10.2026-13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të një objekti në të cilin është hasur i dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar 428 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 18 cigare elektrike me substancë narkotike THC, një armë zjarri pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/