Bekim Haxhiu kërkon dorëheqjen e gjithë kryesisë së PDK-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë kryesisë së partisë, pas zhvillimeve lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara. Përmes një reagimi, Haxhiu ka kërkuar që dorëheqjet të jepen sonte, deri në orën 24:00, ndërsa ka bërë thirrje që Këshilli Drejtues i PDK-së të mblidhet brenda 48 orëve…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë kryesisë së partisë, pas zhvillimeve lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Përmes një reagimi, Haxhiu ka kërkuar që dorëheqjet të jepen sonte, deri në orën 24:00, ndërsa ka bërë thirrje që Këshilli Drejtues i PDK-së të mblidhet brenda 48 orëve për të caktuar një kryesi të përkohshme.
Sipas tij, kjo kryesi duhet të ketë mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Postimi:
Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00.
Këshilli Drejtues duhet të mblidhet brenda 48 orëve dhe të caktojë një kryesi të provizore, me mandat të qartë për ta udhëhequr partinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Me UÇK-në, me fatin e krerëve të UÇK-së dhe me të ardhmen e Kosovës nuk mund të luhet për interesa politike, këtu nuk e tolerojmë askënd.
Këto janë çështje që prekin themelet e lirisë, sakrificën e popullit tonë dhe dinjitetin e shtetit tonë.
Kërkesa është e qartë, dorëheqje sonte, mbledhje e Këshillit Drejtues brenda 48 orëve.
Është koha për përgjegjësi dhe vendime konkrete.
Me UÇK-në, me çlirimtarët. UÇK-ja është krenaria jonë. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët.