U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të miturit: Arrestimi ishte i paligjshëm
Gjykata ka liruar sot 8 të mitur, të cilët u arrestuan në protestë. Sipas Top Channel, ata janë lënë të lirë, ndërsa gjykata e ka cilësuar arrestimin e tyre të paligjshëm. Gjatë ditëve të tubimit policia ka kryer disa arrestime të protestuesve, ndërsa gjykata, nga masat e dhëna deri tani, i ka liruar ata me…
Lajme
Gjykata ka liruar sot 8 të mitur, të cilët u arrestuan në protestë.
Sipas Top Channel, ata janë lënë të lirë, ndërsa gjykata e ka cilësuar arrestimin e tyre të paligjshëm.
Gjatë ditëve të tubimit policia ka kryer disa arrestime të protestuesve, ndërsa gjykata, nga masat e dhëna deri tani, i ka liruar ata me masës ‘detyrim paraqitje’ ose ‘arrest shtëpie’, ndërsa vetëm për një person është caktuar ‘arrest me burg’./TCh/