Gruda falënderon Hamzën pas dorëheqjes: Përfaqëson një standard të rëndësishëm në politikë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të kësaj partie. Përmes një postimi në Facebook, Gruda e ka falënderuar Hamzën për përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e bërë, duke vlerësuar se ai përfaqëson një standard të rëndësishëm në politikë. “Ju përfaqësoni një standard…

Lajme

22/10/2026 13:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Gruda e ka falënderuar Hamzën për përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e bërë, duke vlerësuar se ai përfaqëson një standard të rëndësishëm në politikë.

“Ju përfaqësoni një standard të rëndësishëm në politikë, të cilin duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë edhe më tej”, ka shkruar Gruda.

Ai ka thënë se ka qenë nder dhe kënaqësi të punojë së bashku me Hamzën, ndërsa ka shprehur bindjen se kanë ende shumë punë për të bërë për PDK-në dhe Kosovën.

“Faleminderit për përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e bërë!”, ka shkruar ndër të tjera deputeti i PDK-së. /Lajmi.net/