Kuvendi formon Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Komisioni do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e dy anëtarëve shqiptarë, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet joshumicë. Formimi i këtij komisioni u miratua me 80 vota për, asnjë…

Lajme

22/10/2026 12:44

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Komisioni do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e dy anëtarëve shqiptarë, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet joshumicë.

Formimi i këtij komisioni u miratua me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /Lajmi.net/