Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje në Prishtinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Grabitje”. Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e personit të kërkuar, duke u bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij,…

Lajme

22/10/2026 11:54

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Grabitje”.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e personit të kërkuar, duke u bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, t’i ndajnë ato me organet e rendit.

Të gjitha informatat mund të dërgohen në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit [email protected].

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse, në mënyrë që të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. /Lajmi.net/