Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrihen deputetët

Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve. Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës. Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët. Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe…

Lajme

22/10/2026 10:50

Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.

Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.

Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.

Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.