U fotografua me armë që dyshohet të jetë AK-47, arrestohet një person në Gjakovë
Një person është arrestuar në fshatin Skivjan të Gjakovës, pasi dyshohet se ishte fotografuar me një armë zjarri që dyshohet të jetë e tipit AK-47. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë më 21 tetor, pasi Njësia e Hetimeve kishte pranuar një fotografi të të dyshuarit me armën në fjalë, shkruan lajmi.net. Gjatë…
Lajme
Një person është arrestuar në fshatin Skivjan të Gjakovës, pasi dyshohet se ishte fotografuar me një armë zjarri që dyshohet të jetë e tipit AK-47.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë më 21 tetor, pasi Njësia e Hetimeve kishte pranuar një fotografi të të dyshuarit me armën në fjalë, shkruan lajmi.net.
Gjatë intervistimit nga policia, i dyshuari ka mohuar se posedon armën.
Lidhur me rastin, policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/