Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës

Pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), organet drejtuese të kësaj partie kanë caktuar Vlora Çitakun si ushtruese të detyrës së kryetares. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Zyra për Informim e PDK-së, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe partia do të mbajë…

Lajme

21/10/2026 18:04

Pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), organet drejtuese të kësaj partie kanë caktuar Vlora Çitakun si ushtruese të detyrës së kryetares.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Zyra për Informim e PDK-së, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe partia do të mbajë zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e saj.

Çitaku do ta ushtrojë këtë detyrë deri në përfundimin e procesit të brendshëm zgjedhor, përmes të cilit pritet të përcaktohet udhëheqja e re e partisë.

Kujtojmë se Bedri Hamza ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga drejtimi i partisë.

Njoftimi i plotë: 

Pas dorëheqjes së parevokueshme të z. Bedri Hamza nga pozita e kryetarit të PDK-së, organet drejtuese të partisë kanë caktuar znj. Vlora Çitaku si ushtruese të detyrës së kryetares. Gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet./lajmi.net/