28 të arrestuar për protestën dalin sot para Gjykatës së Tiranës
28 personat e arrestuar në lidhje me protestën e dhunshme në Tiranë do të dalin sot para Gjykatës Penale të kryeqytetit, ku do të shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre. Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë protestave, ku janë shënuar dëmtime të pronës dhe përplasje me efektivët e policisë. Dhjetëra…
Lajme
28 personat e arrestuar në lidhje me protestën e dhunshme në Tiranë do të dalin sot para Gjykatës Penale të kryeqytetit, ku do të shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre.
Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në incidentet e ndodhura gjatë protestave, ku janë shënuar dëmtime të pronës dhe përplasje me efektivët e policisë.
Dhjetëra persona janë shoqëruar nga policia gjatë trazirave që kanë shoqëruar shtatë ditë protesta në kryeqytetin shqiptar. Sipas të dhënave të bëra publike, arrestimet lidhen me veprat e dyshuara të shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë.
Gjatë seancave të sotme, gjykata do të shqyrtojë kërkesat për caktimin e masave të sigurisë ndaj 28 personave të arrestuar./Lajmi.net/