Protestuesit hyjnë brenda Gjykatës së Apelit dhe thyejnë xhamat
Policia ndoqi “këmba-këmbës” protestuesit, por kjo nuk i ndaloi ata të hynin brenda Gjykatës së Apelit. Ata thyen xhamat nga hyrja e publikut të institucionit dhe hynë brenda duke i vënë flakën, shkruan A2. Ata qëndruan për disa sekonda dhe dolën shumë shpejt jashtë.
