Katër persona ndalohen në Korishë të Prizrenit për gjueti të paligjshme, konfiskohen tri pushkë
Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona të dyshuar për gjueti të paligjshme dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit në fshatin Korishë të Prizrenit. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni është ndërmarrë nga zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Prizren, pas pranimit të informacioneve inteligjente. Të dyshuarit janë dy shtetas të Kosovës…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona të dyshuar për gjueti të paligjshme dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit në fshatin Korishë të Prizrenit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni është ndërmarrë nga zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Prizren, pas pranimit të informacioneve inteligjente.
Të dyshuarit janë dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, ata janë ndaluar në mbajtje policore.
Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar tri pushkë gjuetie dhe 24 fishekë të armëve të gjuetisë, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në parandalimin e krimeve mjedisore, duke ftuar qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshimtë apo shkelje të ligjit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: