Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për asgjësim apo dëmtim të pasurisë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa personi i dyshuar shihet në fotografinë e publikuar nga autoritetet. Policia u ka…

Lajme

19/10/2026 12:04

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa personi i dyshuar shihet në fotografinë e publikuar nga autoritetet.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, t’i ndajnë ato me organet e rendit.

Informatat mund të dërgohen duke telefonuar në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected]. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: