Vdes kandidati i Aleancës për asambleist në Prishtinë në zgjedhjet e fundit komunale, shpreh ngushëllime Ardian Gjini

Ka ndërruar jetë, Argjir Rexha kandidat për asambleist nga Aleanca në Kuvendin Komunal në Prishtinë në zgjedhjet e fundit komunale, ku për kryetar kandidoi Bekë Berisha. Për vdekjen e tij ka shkruar kryetari i Aleancës, Ardian Gjini. “Me tronditje dhe pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit dhe mikut…

Lajme

19/10/2026 12:01

Ka ndërruar jetë, Argjir Rexha kandidat për asambleist nga Aleanca në Kuvendin Komunal në Prishtinë në zgjedhjet e fundit komunale, ku për kryetar kandidoi Bekë Berisha.

Për vdekjen e tij ka shkruar kryetari i Aleancës, Ardian Gjini.

“Me tronditje dhe pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit dhe mikut tonë të çmuar, Argjir Rexha. Humbja e tij e hershme ka lënë një zbrazëti të madhe e të pazëvendësueshme në gjirin tuaj familjar, por edhe te secili prej nesh që patëm fatin ta njihnim dhe të punonim me të. Argjiri do të kujtohet gjithmonë si një aktivist i ditëve të para, i cili me një vullnet të palodhur, vizion të qartë dhe idealizëm dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë të përbashkët. Si një ndërmarrës dhe menaxher i suksesshëm, ai solli inovacion në gastronominë e Prishtinës dhe tregoi profesionalizëm të pashoq në fushën e shpedicionit dhe procedurave doganore, duke qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për përkrahjen e bizneseve vendore dhe zhvillimin lokal”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se Rexha ishte shembulli i njeriut që rrezatonte vetëm mirësi, gjithmonë pozitiv, i afërt dhe i gatshëm për të kontribuar për një të ardhme më të mirë, pa kursyer asgjë nga vetja.

“Humbëm një mik dhe bashkëpunëtor të pashoq, besnikëria, sinqeriteti dhe energjia e të cilit do të na mungojnë çdo ditë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve e bashkëpunëtorëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Ardian Gjinit për familjen Rexha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: