PDK: Bedri Hamza do të japë dorëheqje kur të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, nuk do të rikandidojë

Zyra për Informim e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me dorëheqjen e kryetarit të partisë, Bedri Hamza. Në një përgjigje për lajmi.net, nga PDK-ja kanë bërë të ditur se Hamza ka deklaruar publikisht se do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit kur të hapet procesi…

Lajme

18/10/2026 19:42

Zyra për Informim e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me dorëheqjen e kryetarit të partisë, Bedri Hamza.

Në një përgjigje për lajmi.net, nga PDK-ja kanë bërë të ditur se Hamza ka deklaruar publikisht se do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit kur të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme dhe se nuk do të rikandidojë më.

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK-së.

Tutje, nga kjo parti kanë theksuar se në këtë fazë janë të përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, në fazën e apelit.

“Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e PDK-së për lajmi.net. /Lajmi.net/