“Vetëm molotovë e gurë”/ Zjarri në Komisariatin nr. 3, efektivi: Ka shumë të lënduar
Pas zjarrit në Komisariatin numër tre gjatë protestave në Tiranë, vijnë edhe raportimet për të lënduar në mesin e pjesëtarëve të policisë. TopChannel citon njërin nga efektivët e policisë të ketë deklaruar se “janë shumë efektivë të lënduar”. Efektivi i policisë e ka përshkruar situatën e rëndë, duke theksuar se ndaj policëve janë hedhur gurë…
Lajme
Pas zjarrit në Komisariatin numër tre gjatë protestave në Tiranë, vijnë edhe raportimet për të lënduar në mesin e pjesëtarëve të policisë.
TopChannel citon njërin nga efektivët e policisë të ketë deklaruar se “janë shumë efektivë të lënduar”.
Efektivi i policisë e ka përshkruar situatën e rëndë, duke theksuar se ndaj policëve janë hedhur gurë dhe molotov në sasi të mëdha.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat për t’u dhënë ndihmë të lënduarve dhe për të transportuar efektivët që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.
Kujtojmë, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pasdite Komisariatit numër 3 te rruga “Mine Peza”.Sipas mediave shqiptare, janë djegur zyrat e pritjes në Komisariatin Numër 3.