Tensionet në Shqipëri, shtyhet ekskursioni i maturantëve të Drenasit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vendosur që ekskursioni i maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të shtyhet për një kohë më të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor. Sipas njoftimit të Komunës së Drenasit, vendimi është marrë duke pasur parasysh situatën e tensionuar në Shqipëri, mundësinë e provokimeve dhe incidenteve të padëshiruara, si…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vendosur që ekskursioni i maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të shtyhet për një kohë më të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor.
Sipas njoftimit të Komunës së Drenasit, vendimi është marrë duke pasur parasysh situatën e tensionuar në Shqipëri, mundësinë e provokimeve dhe incidenteve të padëshiruara, si dhe shqetësimet e prindërve për sigurinë e maturantëve gjatë qëndrimit të tyre.
Duke vlerësuar se jeta dhe siguria e të rinjve janë mbi çdo aktivitet, Lladrovci ka konsideruar se shtyrja e ekskursionit është një vendim i përgjegjshëm, deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme për realizimin e tij.
Komuna e Drenasit ka theksuar se mbetet e përkushtuar që maturantët ta realizojnë këtë udhëtim në kushte të sigurta, duke e ruajtur si një kujtim të bukur nga jeta e tyre shkollore.