Përshkallëzohet më tej protesta në Tiranë, Policia i përgjigjet me plumba gome breshërisë së molotovëve
Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës dhe ka qëlluar me plumba gome drejt protestuesve pas përshkallëzimit të tensioneve te Ministria e Brendshme në Tiranë. Protestuesit hodhën molotovë dhe gurë në drejtim të policisë. Skena kaosi po shihet edhe sot në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Deri më tani raportohet për 3 të lënduar, mes tyre një i…
Lajme
Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës dhe ka qëlluar me plumba gome drejt protestuesve pas përshkallëzimit të tensioneve te Ministria e Brendshme në Tiranë.
Protestuesit hodhën molotovë dhe gurë në drejtim të policisë.
Skena kaosi po shihet edhe sot në rrugët e kryeqytetit shqiptar.
Deri më tani raportohet për 3 të lënduar, mes tyre një i mitur, ndërsa gjatë protestës mbeti e lënduar edhe gazetarja Elira Kadriu.
