Haradinaj merr pjesë në “Ditën e Gështenjës” në Deçan, falënderon fermerët dhe kryetarin Ramosaj

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, e organizuar në Deçan. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar rëndësinë e kësaj feste, duke theksuar se ajo përfaqëson një traditë të trashëguar ndër breza dhe dëshmon lidhjen e banorëve të Deçanit me tokën, punën…

Lajme

18/10/2026 16:42

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, e organizuar në Deçan.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar rëndësinë e kësaj feste, duke theksuar se ajo përfaqëson një traditë të trashëguar ndër breza dhe dëshmon lidhjen e banorëve të Deçanit me tokën, punën dhe trashëgiminë kulturore.

“Një festë që është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, si dhe për fermerët vendas që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të kësaj komune.

“Mirënjohje ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj fermerëve që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit”, ka shtuar Haradinaj.