Menduh Thaçi: Dënimi i Hashim Thaçit erdhi si rezultat i spiunimit të rëndë

Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka thënë se dënimi i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në shkallë të parë ka ndodhur si rezultat i “spiunimit të rëndë”. “Ky dënim ka ardhur si rezultat i spiunimit të rëndë, nuk ka ardhur si rezultat i krimeve që janë kryer. Se të…

Lajme

18/10/2026 16:26

Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka thënë se dënimi i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në shkallë të parë ka ndodhur si rezultat i “spiunimit të rëndë”.

“Ky dënim ka ardhur si rezultat i spiunimit të rëndë, nuk ka ardhur si rezultat i krimeve që janë kryer. Se të marrin në qafë njerëzit, të cilët pranojnë të bashkëpunojnë”, ka deklaruar Thaçi për gazetarë.

Ai theksoi se kjo situatë nuk do të ndalet dhe se duhet të organizohen fuqishëm politikisht.

“Unë mendoj se krejt kjo e ka përkeqësuar situatën dhe tash pres një vështirësi. Vetëm e flas këtë realitet të Shqipërisë e të Kosovës për shqiptarët e Maqedonisë. Se s’jam ai që shes mend apo vendosi për Shqipërinë edhe për Kosovën. Por, vetëm dua të iu them njerëzve se neve na ngelet vetë të organizohemi mirë fuqishëm politikisht se kjo situatë nuk do të ndalet”.

“Njerëzit të cilët 30-40 vjet kanë dalë si luftëtarë kryesorë, kanë spiunuar njëri-tjetrin për ta likfidu Hashimin politikisht, drejtuesin e luftës, Presidentin e Kosovës”, ka thënë ai.

“Ky likfidim tash mundohet të sqarohet me një shpjegim historiko-politik se Hashim Thaçi e ka këtë si pasojë, si ndëshkim politik, për shkak se ishte i interesuar për ndarjen e Kosovës”.

Ai theksoi se shpejt do të kuptohet se kush ka dëshmuar në Gjykatën Speciale.

“Rrini qetë edhe pak. Unë mendoj se në nëntor do të hapet vendimi i gjyqit, dy mijë e diçka faqe, për dënimin e Hashimit. Ka për të lexuar plot aty. Ama aty kush ka dëshmuar ose kush ka spiunuar e ka emrin aty me të zezë…”.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale më 16 shtator.

Bashkë me të u dënuan edhe krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18, dhe Rexhep Selimi me 13.