Rama s’do të shkojë në Vjenë, Qeveria austriake: Vizita u anulua nga pala shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka anuluar vizitën zyrtare në Vjenë, të planifikuar për të hënën, më 19 tetor, ku pritej të takohej me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në Vjenë, sipas të cilit anulimi i vizitës është kërkuar nga pala shqiptare. “Vizita…

Lajme

18/10/2026 16:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka anuluar vizitën zyrtare në Vjenë, të planifikuar për të hënën, më 19 tetor, ku pritej të takohej me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në Vjenë, sipas të cilit anulimi i vizitës është kërkuar nga pala shqiptare.

“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e qeverisë austriake.

Në komunikatën zyrtare nuk jepen arsyet e anulimit të vizitës.

Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga protesta të studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë, të shoqëruara me tensione dhe përplasje me policinë.