Gurë drejt selisë së PS-së, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës
Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat. Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës. Ndërkohë, brenda selisë së Partisë Socialiste…
Lajme
Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat.
Forcat e Policisë ndodheshin pranë zonës, por nuk ndërhynë menjëherë. Pak çaste më vonë, efektivët hodhën gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës.
Ndërkohë, brenda selisë së Partisë Socialiste janë parë disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar te dera e godinës, pa maska.
Të pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, se cilët ishin, ata nuk janë prezantuar dhe nuk kanë bërë asnjë koment.