Protestat e dhunshme në Tiranë, gjykata cakton masa për 38 protestues, 21 janë të mitur

Gjykata ka caktuar deri më tani masa sigurie për 38 protestues, pas protestave të dhunshme të zhvilluara dje në Tiranë, u u shënua dita e pestë e tubimit. Për 21 të mitur është vendosur masa e mbikëqyrjes familjare, ndërsa tre të tjerë do të jenë nën masën e detyrimit për paraqitje. Për pjesën tjetër të…

Lajme

18/10/2026 14:07

Gjykata ka caktuar deri më tani masa sigurie për 38 protestues, pas protestave të dhunshme të zhvilluara dje në Tiranë, u u shënua dita e pestë e tubimit.

Për 21 të mitur është vendosur masa e mbikëqyrjes familjare, ndërsa tre të tjerë do të jenë nën masën e detyrimit për paraqitje.

Për pjesën tjetër të protestuesve, 12 persona janë lënë me detyrim paraqitjeje, njërit i është caktuar ndalimi i qëndrimit dhe një tjetër është vendosur në arrest shtëpie.

Masat e sigurisë vijnë pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet gjatë pesë ditëve të fundit. (A2 Televizion)