Pas zjarrit gjatë protestës në Tiranë, pamjet brenda Gjykatës së Lartë zbulojnë dosje të djegura dhe ambiente të shkatërruara

Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të Gjykatës së Lartë, një ditë pasi protestuesit i vendosën flakën gjatë tubimit. Në pamjet e filmuara nga Top Channel shihen dosjet e djegura dhe ambientet e shkatërruara. Raportohet se janë djegur afro 40 dosje gjyqësore. Gjykata e Lartë ndahet me një shtyllë betoni nga subjekti të cilit…

Lajme

18/10/2026 12:08

Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të Gjykatës së Lartë, një ditë pasi protestuesit i vendosën flakën gjatë tubimit.

Në pamjet e filmuara nga Top Channel shihen dosjet e djegura dhe ambientet e shkatërruara.

Raportohet se janë djegur afro 40 dosje gjyqësore. Gjykata e Lartë ndahet me një shtyllë betoni nga subjekti të cilit iu vendos flaka nga protestuesit mbrëmjen e djeshme.

Pasi është dëmtuar subjekti privat, flakët kanë kaluar edhe në katin e parë, ku ndodhen zyrat e sekretarive gjyqësore. Për fat të mirë, flakët nuk janë përhapur në katin e nëndheshëm, ku janë të depozituara mijëra dosje.

Burime të Prokurorisë thanë se po hetohet dhe është konstatuar se dy net më parë janë çmontuar dhe shkatërruar kamerat.

Kjo metodë e shkatërrimit të kamerave po vërehet në shumicën e rrugicave që lidhen me Bulevardin.