Italia në kaos, protestat për kostot e jetesës kthehen në luftë guerile

Protesta të forta ka pasur edhe në Itali. Policia u përplas me protestuesit të shtunën e 17 tetorit në sheshin përballë Katedrales së Milanos. Autoritetet, e pajisura me mjete për kontrollin e turmave, u përpoq gjithashtu të largonte protestuesit me fytyra të mbuluara nga “Galleria Vittorio Emanuele II”- një kompleks luksoz dyqanesh që ndodhet në…

Bota

18/10/2026 11:14

Protesta të forta ka pasur edhe në Itali. Policia u përplas me protestuesit të shtunën e 17 tetorit në sheshin përballë Katedrales së Milanos.

Autoritetet, e pajisura me mjete për kontrollin e turmave, u përpoq gjithashtu të largonte protestuesit me fytyra të mbuluara nga “Galleria Vittorio Emanuele II”- një kompleks luksoz dyqanesh që ndodhet në njërën anë të sheshit të katedrales- gjatë një proteste kundër kostos së lartë të jetesës.

Në Milano, policia e pajisur me mjete kundër trazirave u përpoq gjithashtu të largonte protestuesit me kapuçë nga “Galleria Vittorio Emanuele II”-një galeri luksoze tregtare që ndodhet në njërin krah të sheshit të Katedrales –pasi disa grupe u shkëputën nga protesta për koston e jetesës.

Dyqanet ulën qepenat, ndërsa turistët u larguan nga zona qendrore. Stacioni qendror i metrosë “Duomo” (Katedralja) u mbyll gjatë përplasjeve, në të cilat u raportuan disa të lënduar dhe u kryen disa arrestime.

Policia përdori gaz lotsjellës të shtunën pasi u sulmua nga protestues që gjuanin me gurë në sheshin përballë Katedralsë Gotike të Milanos, raportuan mediat italiane; ndërkohë, përleshje pati edhe në qytetin e Bolonjës, pas protestave lidhur me koston e jetesës.

Në Bolonjë, policia përdori një top uji për të shpërndarë turmën dhe arrestoi shtatë persona, pasi protesta u shndërroi në të dhunshme.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni- e cila përballet me zgjedhje vitin e ardhshëm- e dënoi dhunën.

“Të protestosh është një e drejtë. T’i kthesh qytetet tona në fusha beteje, nuk është,” shkroi ajo në platformën X.

Këto përleshje të kujtojnë dhunën në Francën fqinje, ku dhjetëra mijëra njerëz- të zemëruar nga rritja e kostove dhe përkeqësimi i shërbimeve publike- dolën në rrugë të shtunën, në disa nga protestat më të dhunshme të viteve të fundit në atë vend. (A2 Televizion)