Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë blindon dritaret me mbrojtëse hekuri

Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë është përgatitur sot për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të ri. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka siguruar pamjet ku shihen disa punonjës duke vendosur barriera mbrojtëse prej hekuri në dritaret e institucionit të drejtësisë. Të njëjtën metodë mbrojtjeje kanë zgjedhur të aplikojnë edhe disa…

Lajme

18/10/2026 10:59

Një ditë pasi protestuesit i vunë flakën, Gjykata e Lartë është përgatitur sot për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të ri.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka siguruar pamjet ku shihen disa punonjës duke vendosur barriera mbrojtëse prej hekuri në dritaret e institucionit të drejtësisë.

Të njëjtën metodë mbrojtjeje kanë zgjedhur të aplikojnë edhe disa biznese private, pasi këto të fundit kanë rënë pre e sulmeve dhe shkatërrimeve nga protestuesit, duke mos u mbrojtur dot as nga policia.