Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin stoli ari dhe para
Një shtëpi në Lagjen e Gjelbër në Prishtinë ka qenë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë marrë stoli ari dhe para. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor, në intervalin kohor nga ora 18:00 deri në 22:00. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar…
Lajme
Një shtëpi në Lagjen e Gjelbër në Prishtinë ka qenë cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë marrë stoli ari dhe para.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor, në intervalin kohor nga ora 18:00 deri në 22:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij, prej ku kanë vjedhur stoli ari dhe para”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është nën hetime. /Lajmi.net/