Protestat e dhunshme në Shqipëri, 34 policë dhe 21 protestues përfunduan në spital vetëm sot
Protesta e të rinjve dhe studentëve në Tiranë është përmbyllur të shtunën në orët e vona të mbrëmjes, pas përplasjeve të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të rendit, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra të lënduar dhe dëme të shumta materiale. Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet shëndetësore, gjithsej 59 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në…
Lajme
Protesta e të rinjve dhe studentëve në Tiranë është përmbyllur të shtunën në orët e vona të mbrëmjes, pas përplasjeve të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të rendit, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra të lënduar dhe dëme të shumta materiale.
Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet shëndetësore, gjithsej 59 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e kryeqytetit. Në mesin e tyre janë 34 pjesëtarë të Policisë së Shtetit, 21 protestues dhe katër kalimtarë, përfshirë një të mitur, transmeton lajmi.net.
Dita e pestë e protestave u shoqërua me përplasje të ashpra në bulevardin kryesor dhe rrugët përreth, ku u përdorën koktej molotovi, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Gjatë trazirave u raportua gjithashtu për zjarrvënie ndaj disa objekteve institucionale dhe bizneseve private.
Për shkak të përshkallëzimit të situatës, pranë ndërtesës së Kryeministrisë u mobilizuan edhe forcat speciale RENEA.
Ndërkohë, organizatorët e protestave kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë edhe të dielën, duke shënuar kështu ditën e gjashtë të protestave në Shqipëri./lajmi.net/