Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri, kulmi i mosbesimit qytetar ndaj korrupsionit, liderët t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve
Edhe një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara këto ditë në Shqipëri. Është kongresisti republik, Keith Self, ai i cili në reagimin e tij ka vlerësuar se këto protesta janë ‘’kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar’’. Self, ka bërë thirrje ndaj udhëheqësve të Shqipërisë, që t’u…
Lajme
Edhe një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara këto ditë në Shqipëri. Është kongresisti republik, Keith Self, ai i cili në reagimin e tij ka vlerësuar se këto protesta janë ‘’kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar’’.
Self, ka bërë thirrje ndaj udhëheqësve të Shqipërisë, që t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore.
‘’Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja e plotë e sundimit të ligjit. Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal’’, ka shkruar ai.