Protestohet edhe në Portugali kundër rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së strehimit
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan të shtunën në qendër të Lisbonës, duke protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së strehimit në Portugali. Sipas Reuters, protesta u organizua nga CGTP, sindikata më e madhe në vend, e cila deklaroi se dhjetëra mijëra persona mbushën një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit. Policia nuk dha një…
Bota
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan të shtunën në qendër të Lisbonës, duke protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së strehimit në Portugali.
Sipas Reuters, protesta u organizua nga CGTP, sindikata më e madhe në vend, e cila deklaroi se dhjetëra mijëra persona mbushën një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit. Policia nuk dha një vlerësim zyrtar për numrin e pjesëmarrësve.
Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për pagat e ulëta, të cilat, sipas tyre, nuk po arrijnë të përballojnë kostot gjithnjë e më të larta të banimit dhe shpenzimet e përditshme.
Protesta shton presionin ndaj qeverisë së qendrës së djathtë, në një kohë kur kriza e strehimit dhe shtrenjtimi i jetesës po rëndojnë mbi qytetarët portugezë.