Kongresisti amerikan Robert Aderholt reagon për protestat në Shqipëri: Të gjitha palët ta refuzojnë dhunën

Kongresisti republikan amerikan, Robert Aderholt, ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke bërë thirrje që të gjitha palët të refuzojnë dhunën dhe të respektohen të drejtat e protestuesve paqësorë. Përmes një reagimi, Aderholt ka theksuar se Shqipëria, si aleate e NATO-s, duhet të garantojë sundimin e ligjit, llogaridhënien institucionale dhe lirinë e…

Lajme

17/10/2026 22:34

Kongresisti republikan amerikan, Robert Aderholt, ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke bërë thirrje që të gjitha palët të refuzojnë dhunën dhe të respektohen të drejtat e protestuesve paqësorë.

Përmes një reagimi, Aderholt ka theksuar se Shqipëria, si aleate e NATO-s, duhet të garantojë sundimin e ligjit, llogaridhënien institucionale dhe lirinë e shprehjes për qytetarët, transmeton lajmi.net.

“Jam thellësisht i shqetësuar për trazirat në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione që japin llogari dhe lirinë për ta shprehur zërin e tij”, ka shkruar kongresisti amerikan.

Ai ka kërkuar që dhuna të mos jetë pjesë e protestave, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve që të garantojnë të drejtat e qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore.

Aderholt ka vënë theks të veçantë edhe te të rinjtë shqiptarë, duke thënë se ata duhet të kenë mundësinë të ndikojnë në të ardhmen e vendit të tyre.

“Të gjitha palët duhet ta refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet t’i respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në formësimin e së ardhmes së vendit”, ka deklaruar ai./lajmi.net/